Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri konsideron se miratimi i projektligjeve që janë në rend të ditës në seancën e të premtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për fuqizimin e sundimit të ligjit, që do të reflektohet në konsolidimin e mirëfilltë të sistemit dhe do të ndikojë drejtpërdrejtë po ashtu edhe në përmbylljen e kapitullit për liberalizimin e vizave.
“Miratimi përfundimtar i projektligjeve si Projekt Kodi Penal, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së përfituar me vepër penale si dhe projektligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, shënon një shkëputje të rëndësishme në avancimin dhe fuqizimin e shtetit ligjor, duke krijuar një rrethanë të re dhe të domosdoshme që do të prodhojë efekte të menjëhershme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe do të adresojë përgjegjësinë e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit konform normave më të larta të cilësisë, llogaridhënies dhe integritetit”
thekson ministri Tahiri.
Këto projektligje janë hartuar mbi bazën e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian dhe mbi bazën e nevojave institucionale për të rritur
efikasitetin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të konfiskuar çdo pasuri të përfituar me vepër penale, për të mundësuar llogaridhënie dhe
përgjegjshmëri brenda sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial si dhe për të mundësuar mbrojtje të plotë ligjore për qytetarët që ekspozojnë shkelje ligjore brenda sferës institucionale dhe në mbrojtje të interesit publik.
Ministri Tahiri fton deputetët që në seancën e radhës të miratojnë edhe Pakon e Ligjeve të Gjyqësorit dhe atyre që ndërlidhen me avancimin e qasjes në drejtësi, siç është ai për Trashëgiminë dhe Noterinë.
“Miratimi i këtyre projektligjeve kardinale për fuqizimin e sundimit të ligjit, është shprehje e vullnetit shtetëror institucional dhe politik që garanton perspektivë të qëndrueshme të shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës. Natyrisht se miratimi i këtyre projektligjeve e përmbyllë edhe kapitullin e liberalizmit të vizave, si shprehje e vullnetit të pa kompromis të shtetit tonë për të garantuar qeverisje me ligj dhe zbatim të mirëfilltë të tyre. Me këtë rast, pres dhe ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të japin mbështetjen e pa rezervë në miratimin përfundimtar të tyre. Konsideroj se me miratimin e këtyre projektligjeve dhe hyrjen e tyre në fuqi, Republika e Kosovës dëshmohet si lider në rajon në gatishmërinë e plotë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin dhe përgjegjësitë publike” ka thënë Tahiri.
Në seancën e Kuvendit që do të mbahet të premten, në rend dite për miratim përfundimtar janë 9 projektligje të cilat janë produkt i agjendës legjislative të
Ministrisë së Drejtësisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...