Google ADS

Tahiri: Vokrri vazhdoj të shënojë gola, duke anëtarësuar Kosovën në FIFA dhe UEFA

16:18 | 10 Qershor 2018
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka përkujtuar Kryetarin e Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri.

Tahiri ka thënë se golat e Vokrrit ishin krenaria jonë kombëtare.

Tahiri ndër të tjerash ka shtuar se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Postimi i plotë:

Golat e Fadil Vokrrit ishin krenaria jonë kombëtare. Ai vazhdoi të shënonte gola për shtetin dhe popullin tonë edhe jashtë fushës së futbollit, duke e anëtarësuar Kosovën në FIFA dhe UEFA. Do t’i jemi përherë falënderues e mirënjohës ndaj veprave të tij për Kosovën. I përjetshëm kujtimi për Legjendën tonë, Fadil Vokrri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme