Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur edhe për zgjedhjet.
Sipas tij viti 2024 edhe ashtu është vit zgjedhor, sepse në mars është votuar kjo qeveri dhe në këtë muaj hyn në vitin e katërt të mandatit dhe sipas tij në çfarëdo situate jemi në vit të zgjedhjeve.
“Kurti e kalkulon procesin zgjedhor. Ky njeri i ka pasur dy kauza politike; Vetëvendosje dhe Jo Negociata. Të dyja këto i ka shkelur”, ka thënë ai në “RTK Prime”
Ai ka theksuar, tutje, se secila parti duhet të reflektojë mbi gabimet e veta.
Duke folur për ndonjë sulm të mundshëm sikurse ai i 24 shtatorit në Banjskë, Tahiri tha se nuk presin sulm masiv.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për armikun që e kemi. Jemi shumë fatkeq si komb që kemi të bëjmë me një armik që është shumë perfid. Rasti i 24 shtatorit tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Vuçiqit dhe qeverisë së tij në sulm. Sa i përket sulmeve unë personalisht nuk pres. Kosova e ka një garancion për mbrojtje të kufirit, e ai gareancion është edhe me rezolutë të Kombeve të Bashkuara, mirëpo edhe me prezencë të trupave të KFOR-it”, ka nënvizuar Tahiri.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka