Abelard Tahiri, shef i shtabit zgjedhor të PDK-së, shpreson se pas numërimit të votave me kusht në Prishtinë dhe në Prizren lëvizja “Vetëvendosje” do të përmbyset në dy komunat më të mëdha të vendit. Ai ka pranuar se PDK-ja është e pakënaqur nga rezultati i balotazhit
Rezultati i balotazhit të zgjedhjeve të fundit lokale nuk e ka kënaqur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) pasi që pritjet kanë qenë më të mëdha.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Abelard Tahiri, njëherësh ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, duke shtuar se megjithatë rezultati i balotazhit nuk e cenon forcën primare të PDK-së për përfaqësim qytetar.
Ai ka konfirmuar se në balotazhin e së dielës së kaluar PDK-ja ka pasur qëndrim të votojë kundër Shpend Ahmetit dhe “Vetëvendosjes” për shkak që, siç ka thënë ai, keqqeverisja katërvjeçare në kryeqytet duhet të marrë fund.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...