Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se deri në vitin 2015, vetëm 18 për qind e grave kanë regjistruar pronë në emër të tyre, prej të cilave vetëm 8 për qind e kanë pronën e trashëguar.
Këto shifra, Tahiri i bëri gjatë forumit të nivelit të lartë të organizuar nga OSBE-ja dhe Ambasda Franceze në Kosovë, për Ditën e Gruas me temë për të drejtat pronësore të grave, shkruan Arbresh.info.
“Deri në vitin 2015 vetëm 18 për qind e grave kanë regjistruar pronë në emër të tyre ndërkaq vetëm 8 për qind e kanë trashëguar nga familja. Përqindja është rritur ndjeshëm, nga 18 për qind në 20 për qind. Rreth 30 për qind e patundshmërisë në Republikën e Kosovës është në emër të atyre që tashmë kanë ndërruar jetë”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, shteti dhe shoqëria kosovare mund të bëjnë edhe më shumë dhe më tepër për të përmirësuar këtë gjendje.
Tahiri ka kërkuar nga gratë kosovare që të kërkojnë të drejtën e tyre për trashëgimi./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”