Tahiri: Veriu po rrezikon të kthehet në një zonë me rezolutën 1244

16:54 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë të mbajtur për media ka folur rreth situatës politike dhe të sigurisë në veri.

Tahiri tha se si rezultat i mosveprimit të qeverisë, veriu po rrezikohet të kthehet në një zonë me rezolutën 1244.

“Në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka qenë kurrë me më pak sovranitet. Veriu i Kosovës është në duart e askujt. Kemi dy kryetarë të cilët janë mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një lokacion që nuk ka sundim të ligjit”, tha Tahiri.

Ai theksoi se ekzekutivi po e vazhdon abuzimin me Ligjin e pagave.

“Po ashtu në rrafshin e brendshëm, ajo që ne e kemi parë është që zyrtarët shtetëror, ata që punojnë në administratë, policët, mjekët, nuk kanë qenë kurrë më të dobët, më të varfër dhe kurrë nuk kanë pasur siguri juridike në një vend”, theksoi ai./klankosva/

Të ngjashme