Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se Qeveria e Kosovës me vendimin e sontëm ka shkelur autorizimet ligjore dhe që sipas tij ka cenuar direkt lirinë e lëvizjes.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, po e shpërfillë dhe keqpërdorë zbatimin e duhur të gjendjes emergjente, duke e tejkaluar të njejtën, dhe duke marrë vendime shumica e të cilëve e kufizojnë në thelb lirinë e lëvizjes, të garantuar sipas nenit 35 të Kushtetutës, kufizimi i të cilës, për të gjithë qytetarët pa dallim, mund të bëhet vetëm në rrethana të Gjendjes së Jashtëzakonshme, si dhe me kushte e rrethana që e arsyetojnë një kufizim të tillë, si dhe në masën që e arsyeton proporcionalisht esencën e të drejtës që kufizohet, dhe vetëm sipas nenit 131 (paragrafi 4) të Kushtetutës (me Dekret të Presidentit dhe me pëlqim të deputetëve të Kuvendit)”, ka thënë Tahiri.
“Përfundimisht, vendimi i marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i cili kufizon esencialisht mes tjerash, edhe lirinë e lëvizjes, si e drejtë dhe liri kushtetuese, në emër të adresimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Pubilike, përbën shkelje të autorizimeve ligjore e mbi të gjitha cenim të drejtëpërdrejtë të lirisë së lëvizjës sipas nenit 35 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...