Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme ka shqiptuar dënimin për deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqin, i cili dy ditë më parë ka goditur deputetin e NISMA-s, Milaim Zeka, në një debat televiziv.
Dënimi i sotëm i ka ndaluar Krasniqit që t’i afrohet Zekës 5 metra brenda Kuvendit të Kosovës dhe 100 metra jashtë tij.
Indeksonline ka kontaktuar analistin Ramush Tahiri, për të parë nëse vendimi i gjykatës është i drejtë sipas tij.
Ai me këtë rast ka thënë se gjykatat veprojnë të pavarura dhe si të tilla kanë shqiptuar dënimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm për të parandaluar një duel tjetër mes tyre.
“Është vendim i gjykatës. Gjykatat janë të pavarura dhe në kuadër të nenit, kodit civil dhe kodit penal parashihet edhe përshkrimi i veprës edhe rrethanat jetësuese edhe rrethanat rënduese por gjithashtu edhe masa që gjyqtari konsideron se janë të mjaftueshme dhe të nevojshme, sikur që është masa për mos me iu afrua njëri tjetrit që të mos vijnë deri te konflikti dhe mos me pas as duel verbal as tjetër. Do të thotë është respektim i ligjit i cili është miratuar në Kuvend të Kosovës dhe që i lejon këto mundësi çfarë janë” tha Tahiri për Indeksonline.
I pyetur se sa do ndikojë kjo përplasje mes deputetëve në imazhin e Kosovës tek vendet ndërkombëtare, Tahiri u shpreh se kjo tregon nivelin e ulët të demokracisë dhe do ndikojë negativisht në imazhin e vendit.
“Në imazh Kosovës i ndikon keq sepse tregon nivelin e ulët të demokracisë dhe të debatit publik dhe parlamentar, mirëpo ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendet tjera si brenda parlamentit ashtu edhe jashtë. Duhet të bëjmë punën që kësi raste me qenë të izoluara dhe mos me pas pasoja tjera”, shtoi tutje Tahiri.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...