Google ADS

Tahiri: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, një epilog logjik dhe demokratik

17:31 | 3 Gusht 2023
E.K

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin për zyrtarët publik.

Tahiri ka thënë se sikur Kosova të ishte anëtare e BE-së, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut.

Postimi plotë:

“Kundër kushtetueshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri!
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut!
Me 14 Janar 2023 e kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto!
Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë!”, thuhet në reagim.

Të ngjashme