Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Ministrisë së Financave se nuk do të paguhen punonjësit të cilët po protestojnë.
Kjo ministri ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.
E sipas Tahirit, kjo është shkelje e autonomisë, tentim shantazhi e frikësimi dhe veprim që bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve.
“Autonomia e komunave është e përcaktuar me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Kushtetutë e Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Neni 17), ku janë përcaktuar kompetencat vetanake të komunave”, ka shkruar ai në Facebook.
“Ngjashëm, me këtë Ministria e Arsimit, ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese (Faqe 46-49), për rastin e shkollave në Komunën e Kamenicës. Në vend të komunikimit, konsultimit dhe bashkëpunimit mes dy niveleve të qeverisjes, shkresat në formë ‘urdhrash’, e konfliktet ndër-institucionale ndërtojnë praktika të rrezikshme”.
Tutje, ai ka thënë se ka një porosi për ekzekutivin.
“Nuk jeni në tokë të bukës, nuk po e kuptoni se është e domosdoshme, që të kthehet dialogu mes partnerëve socialë, e që kjo formë e presionit të mos shtrihet edhe tek mekanizmat tjerë”.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...