Koordinatori për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka shpjeguar tri pikat kryesore të prezantuara për reformimin e administratës shtetërore. Ai thotë se ekziston vullneti i gjithë hierarkisë shtetërore për të shtyrë përpara reformat e tilla.
Postimi i plotë i Tahirit:
Tri pikat e prezantuara në takimin Qeveri – BE, Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike
Do të doja të ndalem tek tri çështje që janë kruciale si porosi për këtë forum, njëherësh për z. David Cullen dhe ekipin e tij nga Brukseli.
E para, qeveria është e vetëdijshme që reforma në administratën shtetërore kërkon vullnet politik.
Në rolin e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, përmes diskutimeve të drejtpërdrejta me Kryeparlamentarin, Kryeministrin, Ministrin e Financave dhe Ministritë e Linjës, mund të konfirmoj mbështetjen politike për të shtyrë përpara këtë reformë është e plotë. Kjo mbështetje është vërtetuar me disa veprime, pasi që vullneti politik veç në fjalë është muzikë e mirë për vesh, mirëpo nuk është e vërtetë nëse nuk ka veprim.
Veprimet e deritanishme që vërtetojnë këtë mbështetje janë:
· Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit për agjencitë;
· Puna e drejtpërdrejt e grupeve punuese për tri Ligjet, me përfshirjen e SIGMA-s, akterëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë ndër-institucionalë;
· Adresimi i aspektit financiar nga ana e Ministrit të Financave;
· Dhe mbi të gjitha dakordimi dhe pranimi se situata nuk është më e mira.
Në momentin kur si qeveri e pranojmë që situata nuk është mirë dhe se duhet të bëhet reforma, tregon vullnetin e fortë për të ecë përpara.
E dyta, qasja e qeverisë me marrjen e Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian
Pas marrjes së Raportit të Progresit, në mbledhjen e qeverisë është hartuar plani 17-faqe për secilin nga kriteret veç e veç, plan ky ambicioz por në të njëjtën kohë trajtim serioz i secilës çështje. Raporti i Progresit ka vlerësuar pjesërisht progresin që është bërë në administratën e shtetit e për rrjedhojë, qeveria ka marrë veprimin se çka duhet bërë tutje.
Cila është rruga përpara? Si qeveri dhe grupe punuese, mund të thuhet se ka pasur avancim në tri Ligjet e Administratës Publike. Kjo pasi që këto Ligje janë rreth 80 % të përgatitura, me përfshirjen e SIGMA-s dhe ekspertëve të tjerë. Qeveria duhet të vendos se si dhe në çfarë forme duhet të ketë qasje ndaj disa çështjeve që lidhen me këtë proces. Lidhur me këtë, bashkërisht me Ministrin Hamza dhe Ministrin Yagcilar kemi diskutuar për realizimin e një takimi të nivelit të lartë politikë në mënyrë që të vendoset qasja ndaj shërbyesve civilë, avancimit dhe procesit të reformës dhe çështjes së pagave. Dihet saktë se cili është dis-balanci në pagat e shërbyesve civilë, andaj duhet marrë një vendim për harmonizimin e këtij Ligji. Pra, në kuadër të aspektit dhe stabilitetit makro-ekonomik duhet të stabilizohet kjo çështje. Kjo është detyrë parësore dhe vendim që duhet të merret.
E treta, do të ketë harmonizim dhe konsultim publik për vendimet që do të merren në këtë proces
Kryeparlamentari ka propozuar një platformë politike me 5 pika, ndër to çështja që ndërlidhet me integrimin evropian dhe planin e qeverisë, e cila është mirëpritur nga Kryeministri. Ballafaqimi institucional, i dikastereve të institucioneve publike, është duke ndodhur. Më pas, do të ketë konsultim me shoqërinë civile, e pastaj edhe konsultim më të gjerë në Parlament në mënyrë që paraprakisht të ketë konsensus politik. Në rolin e qeverisë mirëpresim gjuhën e drejtpërdrejt të z. Cullen, njëherësh jemi të vetëdijshëm për numrin e madh të zv. Ministrave, prej të cilëve është kërkuar përgjegjësi dhe raportim. Deri tani, janë pranuar rreth 50 raporte të cilat do të diskutohen në takim me ta.
Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për kalimin e pakos së Ligjeve dhe do të arrijmë tek Ligji i Qeverisë, Ligj ky që e përmbyll nomenklaturën institucionale dhe pemën e qeverisë në raport me atë se kush është kush në hierarki, në përgjegjësi dhe pagë.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...