Tahiri thotë se Qeveria po ua grabit të hyrat vetanake komunave

13:44 | 18 Nëntor 2022
K.B

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë se po grabit të hyrat vetanake të komunave në Kosovë.

Deri te ky perfundim, Tahiri ka ardhur duke marrë për bazë Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku thuhet se të hyrat vetanake të komunave do t’i takojnë Fondit të Kosovës.

Mirëpo, sipas Kushtetutës, thotë Tahiri, komunat duhet të vendosin vetë se si duan t’i shpenzojnë këto të hyra, e jo të vendos Qeveria për ta.

“Ky veprim i Qeverisë dëmton dhe pamundëson, jo vetëm financimin e qëndrueshëm, por në veçanti financimin e shërbimeve sociale në komuna”, shkroi Tahiri në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme