Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Hashim Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.
Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo thotë se Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve. Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që çon në luftë. Edita Tahiri, për Kosovapress tha se mendon se udhëheqësit institucional, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim kufijsh.
Ajo thotë se ky mospajtim që po zhvillohet e që duket se është për taksën, realisht është se nuk ka unitet për mbrojtje të kufijve, meqë presidenti është për korrigjim, ndërsa të tjerët janë kundër.
“Mbrëmë, ose sot, nesër, të ndodh kur takohen këta liderë që janë në pushtet, përfshirë edhe Thaçin, dhe vendosin të bëjnë një deklaratë me nënshkrime, për opinion, se nuk ka ndryshim kufijsh, ka respektim të Kushtetutës të Kosovës, ma merr mendja edhe kryeministri mbi atë dokument ndryshe e shikon edhe taksën. Unë taksën e kryeministrit e kam lexuar edhe me një nivel tjetër; në pamundësi me ia ndalë rrugën presidentit, ai me taksë së paku po bllokon negociata”, thotë ai.
Megjithatë, vendimin për taksën e sheh si përgjigje të mirë ndaj Serbisë, dhe sipas saj ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion edhe në Serbi.
Tahiri thotë se Parlamenti ka dështuar dhe nuk ka zotësi të nxjerr një platformë për dialogun, që do të bënte të qartë se askush nuk mund t’i prek kufijtë e Kosovës, dhe se çfarëdo bisede me Serbinë do bëhet për fqinjësi të mirë.
Ajo thotë se Thaçi e ka gabim historik, andaj sipas saj, ai duhet të ndalet.
“Porosia ime për udhëheqjen e Kosovës është që tani duhet të ndalet Thaçi, e kam ftuar z.Thaçi disa herë të tërhiqet nga idetë për shkëmbim territore apo ndryshim kufijsh. Këto nuk janë ide të Thaçit por ide serbo-ruse për krijimin e Serbisë së madhe në dëm të tokave shqiptare. Motivet nuk ia di pse e bënë këtë Thaçi, por që e ka gabim, e ka gabim historik. E kam thënë që duhet të tërhiqet, madje kam ftuar edhe Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, të tërhiqet, sepse edhe ia është i futur në këto skenarët e rrezikshme bashkë me Thaçin, bashkë me Vuçiqin, nëse nuk tërhiqet duhet të ndalet”, thotë ai.
Tahiri thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë për ndryshim kufijsh, por Thaçi dëshiron që mbështetjen e SHBA-së për marrëveshje me Serbinë, ta përkthejë në atë formë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës