Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Hashim Thaçi është duke bërë gabime të mëdha me idenë për ndarje të Kosovës.
Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se presidenti Thaçi po shkel në gjakun e dëshmorëve që kanë rënë për Kosovën.
“Thaçi nuk është më i rëndësishëm. Ai është duke i prekur kufijtë që janë larë me gjak. Ne kemi luftuar dhe kemi derdhur gjak për ta çliruar Kosovën”, ka thënë Tahiri.
Ajo thotë se Hashim Thaçi tash nuk është i rëndësishëm për vendin. Sipas saj Thaçi nuk mund të vendos vetë për kufijtë e Kosovës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...