Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se se të premten do të jetë ballafaqimi i opozitës me kryeministrin Albin Kurti.
Tahiri ka numëruar siç ka thënë dështimet e kësaj qeverisjeje, nisur nga ato infrastrukturore e ekonomike.
“Të premten e kemi thirrur një debat parlamentar për tri vjet qeverisje e dështim, ne do tregojmë si kjo Qeveri ka dështuar me investime, infrastrukturën rrugore, ngritjen e pensioneve, pagave publike dhe asaj minimale, ligjin për sigurime shëndetësore dhe ka dështuar në rrafshin e jashtëm. Kosova kurrë si ka pasur marrëdhëniet ndërkombëtare në nivel më të ultë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri preferon që shkuarja në zgjedhje të bëhet përmes dorëheqjes së Kuvendit dhe assesi përmes shpërndarjes së Kuvendit, pasi konsideron se ligjvënësit nuk duhet ta marrin përgjegjësinë.
“Shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton dalje për Qeverinë Kurti në formë nga Kuvendi për dështimet e Qeverisë, ajo duhet të vjen atëherë kur dorërhiqet me vertikal por jo në asnjë situatë ta merr Kuvendi një përgjegjësi që nuk i takon. Kosova është në zgjedhje, si u bë kaq i mirë me opozitën pas tri viteve a është se me të vërtetë do që opozita të fitoj diçka, do të del një pazotësi e madhe që e ka kjo Qeveri. Kemi të bëjmë me konceptin e shkuarjes në zgjedhje, kryeministri Kurti dëshiron që opozita të votojnë për shpërbërjen në mënyrë që ai të viktimizohet dhe të ikë nga përgjegjësia e këtij mandati, çka ka bërë për kabinetin, nëse shkon deri në fund mandati do jetë lakuriq në projektet e tij”, ka thënë ai./eo
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...