Tahiri: Të angazhohemi që personat me aftësi të kufizuar të kenë vend në institucione dhe të ndjehen të barabartë

11:26 | 5 Tetor 2023
K.B

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se partia që ai përfaqëson e mbështet dhe përkrah  Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

Tahiri konsideron se ky është në amendament jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Në emër të PDK-së mbështes dhe e përkrah shqyrtimin propozimin e amendamentit të Kosovës të propozuar nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e personave të kufizuar. Konsiderojmë që një amendament i tillë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë”, u shpreh Tahiri.

Ai tha se duhet të kemi një angazhim më të madh në përkrahjen financiare ndaj këtyre personave, në mënyrë që të ndjehen të barabartë, si dhe të jenë pjesë e institucioneve si publike ashtu edhe private.

“Duhet të kemi një angazhim më të madh në përkrahjen financiare ndaj këtyre personave, duke i mbështetur financiarisht në secilën fushë të mundur, të bëjmë të mundur që këta persona të ndjehen të barabartë, duke filluar nga fëmijët, e pastat të angazhohemi më shumë që këta persona të jenë pjesë e institucioneve si në publik ashtu edhe private”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme