Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Ministri Tahiri ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që sa më shpejt të fillojnë punën dhe t’iu përgjigjen nevojave të profesionistëve për të hyrë në këtë provim, meqenëse ka kaluar kohë e gjatë që kur i njëjti nuk është organizuar.
“Ministria e Drejtësisë do të fasilitojë gjithë procesin, do të jemi në dispozicionin tuaj që për të gjitha çështje administrative t’iu ndihmojmë në organizimin sa më të suksesshëm të këtij provimi, që do t’iu mundësojë profesionistëve të fushës për të verifikuar dijen e tyre dhe për të marrë kualifikimin e nevojshëm për të ushtruar profesionin e tyre në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Tahiri.
Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka shprehur gatishmërinë e komisionit që provimi të organizohet sa më shpejt.
Në takim është diskutuar edhe për projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, konkretisht për opsionet e ndryshme që do të mundësonin organizim më të mirë të këtij provimi në të ardhmen.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...