Tahiri takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Kapitanoviç

16:37 | 11 Tetor 2017
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, zj. Marija Kapitanoviç, të cilën e njoftoi me prioritet, sfidat dhe të arriturat e sistemit të drejtësisë në vend.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, jo vetëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e integrimeve evropiane.

Ambasadorja Kapitinoviç ka falënderuar Ministrin Tahiri për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarr në sistemin e drejtësisë, veçanërisht rishikimin e Legjislacionit Penal.

Në fund, ambasadorja Kapitanoviç shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme