Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, Rainer Wieland.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se diskutimi me Wieland është gjithmonë përmbajtësor dhe shtytës për reflektim.
Tahiri mes tjerash theksoi dy nevoja themelore në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike.
“Pata kënaqësinë të takoj zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, Rainer Wieland. Diskutimi me Wieland, është gjithmonë përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim. Po i ndaj dy: nevojën për qartësim dhe veprim në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike”, ka thënë Tahiri.
“Partitë politike janë organizata që prodhojnë ekzekutiv, pra udhëheqës të qeverive. Kjo, nënkupton që zhvillimi, profilizimi dhe forcimi i partive me kuadër e resurse njerëzore është po aq i rëndësishëm sa vet Qeveria”, ka shkruar Tahiri.
Krejt në fund Tahiri tha se indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse.
“Indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse. Kjo, duhet ndryshuar duke u hapur partitë, punë që jemi duke e bërë në AAK. Shpejt do të dalim me dy produkte politike si dritare të reja për angazhim të gjeneratave të reja”, tha në fund Tahiri./Arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...