Ministrja në largim për dialog, Edita Tahiri e ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.
Ajo këtë sulm e ka cilësuar si akt të turpshëm. “E konsideroj akt të turpshëm, kriminal dhe mizogjen sulmin ndaj zonjës Stavileci, që vjen nga ata që mendojnë se frika dhe dhuna mund ti zmbraps proceset demokratike dhe progresive në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Lexo reagimin e Edita Tahirit:
Kryetarja e Lobit Rajonal të Grave, Edita Tahiri, njëherësh Ministre për dialog shprehë indinjatën e thellë dhe dënon ashpër sulmin ndaj zonjës Vitore Stavileci, bashkëshorte e Ministrit Blerand Stavileci. E konsideroj akt të turpshëm, kriminal dhe mizogjen sulmin ndaj zonjës Stavileci, që vjen nga ata që mendojnë se frika dhe dhuna mund ti zmbraps proceset demokratike dhe progresive në Kosovë. Në emër të Lobit Rajonal të Grave dhe në emrin tim, kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më shpejtë këtë rast dhe keqbërësit të marrin ndëshkimin e merituar
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...