Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se sulmet ndaj sistemit të drejtësisë kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e qytetarëve në vend.
Tahiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sulmet kanë qëllim që në publik mos të flitet për ngritjen e çmimeve, çmimin e lartë të rrymës, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, bllokimin e investimeve e kapitale, ikjen e rinisë e shumë tema tjera, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri.
Krejt këto sulme kanë qëllim që në publik mos të flitet për ngritjen e çmimeve, çmimin e lartë të rrymës, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, bllokimin e investimeve e kapitale, ikjen e rinisë e shumë tema tjera.
Pyetjet që duhet t’i bëhen Qeverisë janë: kur do ta ulni çmimin e energjisë? kur do t’i rrisni pagat e pensionet? Kur do të përfundojnë rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Gjakovë, Prishtinë-Mitrovicë dhe pse e ndalët Autostradën e Dukagjinit?/Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...