Google ADS

Tahiri: Sonte ndodhi puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë

21:58 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancën e Kuvendit ka ndodh puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë.

Kështu ka thënë Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë! Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare. Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë është puç parlamentar dhe kontrabantim i Ligjeve pa konsultimet që i ka obligim ti bëjë Kuvendi”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info/

Të ngjashme