Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të QKUK’së, po thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Qeverisë. Sipas tij, ajo duhet të zëvendësohet shumë shpejt.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se qeveria e Albin Kurtit, nuk po e menaxhon si duhet situatën me pandeminë COVID-19.
“Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë Naser Ramadanin, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë. Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët”, ka shkruar Tahiri.
Tutje ai thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Kurtit, por ai duhet të zëvendësohet shumë shpejt.
“Prandaj për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...