Tahiri: Skandal, Qeveria promovon Kosovën si vend ku lindën manastiret e kishës ortodokse serbe

11:30 | 7 Tetor 2022
E.H

Shefi i grupit parlamentar nga PDK, Abelard Tahiri, në seancën e sotme parlametare ka thënë se qeveria po e promovon Kosovën si një vend ku kanë lindur manastiret e kishës ortodokse serbe.

Në foltoren e kuvendit, Tahiri shtoi se këtë informatë e ka pranuar nga një bashkatdhetar nga Franca.

“Dje kam pranuar një telefonatë nga një bashkëqytetarë nga Franca, ku më tha se e ka parë një revistë ku thuhet se Kosova është tokë bizantine dhe vendi ku lindën manastiret e kishës ortodokse serbe”.

Sipas Tahirit, kjo është një doktrinë e shtetit serb që nuk do të duhej të promovohej nga Kosova.

“Nga taksat tona sponsorizohet një artikull i tillë  vendin tonë e promovojnë si një vend ku kanë lindë manastiret ortodokse serbe”, tha Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme