Tahiri: S’ka koncesion për Asociacionin

21:10 | 11 Prill 2018
M. A.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Asociacioni i komunave serbe do të formohet, duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Haradinajt, Qeveria e ka formuar ekipin për hartimin e statutit të AKS-së, i cili do të raportojë çdo muaj në Bruksel.
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, në Rubikon të KTV-së foli për procedurën nëpër të cilën është paraparë të kalojë kjo temë.

“Në qoftë se shkon si OJQ, nuk ka nevojë të votohet në Kuvend. Kush mendon se ekipi i Ramush Haradinajt do të bëjë koncesion në këtë temë, gabim e ka, nuk do të bëjmë koncesion”, ka thënë ai.

Është thënë se draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga tre mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme