Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, deklaroi se në kryesinë e Kuvendit është diskutuar për projektligjin e sigurisë.
“Është diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë që është një temë mjaftë e rëndësishme. Po ashtu, është diskutuar edhe për Komisioni për Reforma Zgjedhore”, tha ai.
Ai tha se ka pasur diskutuim për numërimin e votave, forma elektronike apo fizike.
Tahiri ka shtuar se AAK kërkon që të trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit, numërimit të votave dhe se a duhet Kosova të jetë një zonë apo shumë zona.
“Tema e parë është se a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt, tema e dytë a do të jetë Kosova një zonë apo shumë zona dhe tema e tretë procesi i numërimit të votave a duhet të bëhet në klasë apo në qendër të vendvotimit, forma elektronike apo fizike dhe po ashtu nëse është një listë e hapur a duhet të jetë një tik apo më shumë tika”, përfundoi ai. /arbresh.info/
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...