Tahiri: Shumë ia patën zili Behgjet Pacollit, tani ia kanë lakmi

15:30 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR, Labinot Tahiri ka thënë sot para qytetarëve të Ferizajt se Behgjet Pacolli është ai që dha shumë për Kosovën.

Tahiri tha se shumica që e kanë pasur zili Pacollin, tani ia kanë lakmi për koalicionin që ka lidhur me LDK-në, shkruan arbresh.info.

“Presidenti i AKR-së luiajit një rol të madh në politikën e Kosovës duke lidhur koalicion me LDK-në, i madhi Behgjet Pacolli. Shumica nga ata që të kanë pasur zili sot të kanë lakmi sepse je ai që le biznese të mëdha nëpër botë dhe erdhe për t’i dhënë politikës dhe biznesit këtu. Në zemrat e shqiptarëve, nuk kishte rëndësi fort se qfarë numri kishte presidenti Ibrahim Rugova, e rëndësishme ishte që ai kishte numrin 10 në zemrën e shqiptarëve”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme