Ish kryenegociatorja për bisedime me Serbinë Edita Tahiri ka kërkuar shpjegime nga Qeveria e Kosovës për shtimin e prezencës së EULEX-it në veri të vendit.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se shtimi i kësaj prezence mund ta kthej veriun e vendit në protektorat.
“Shtimi i prezences se Eulex-it ne veri i sherben qetesise dhe sigurise, mirepo, kjo rrezikon ta kthej ne protektorat veriun, te cilen e synon Serbia. Qeveria duhet te jap shpjegime si u rrit prezenca e eulexit ne veri, a u kerkua leje nga qeveria, apo ndoshta kjo qeveri kaq lehte dorezon sovranitetin ne veri te cilen e arritem me shume mund permes dialogut te Brukselit. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, vendosem policine shteterore ne veri dhe kufirin verior, vendosem institucionet e drejtesise dhe te tjera, ndersa i shuam strukturat paralele serbe. Eshte urgjente te mbrohet veriu dhe ti rikthehet sovraniteti shtetit te Kosoves ne veri”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin