Google ADS

Tahiri: Shtetet e QUINT-it është dashur t’i bëjnë presion Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta

17:15 | 14 Janar 2022
S D

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë e ka konsideruar të gabuar qasjen e shteteve të QUINT-it, që po kërkojnë lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se shtetet e QUINT-it është dashur që t’i kërkojnë Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj e jo t’i bëjnë presion Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Shtetet e Quint-it u deshtë të kërkojnë nga Serbia që ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, dhe jo ti bëjnë presion Kosovës që të lejoj mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë!”, ka shkruar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme