Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i dëgjojë me kujdes porositë e sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë.
Tahiri ka thënë se shteti dhe liderët e Shqipërisë meritojnë respekt për marrëdhëniet me SHBA-në.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie, dhe as të eksperimentoj në kurriz të marrëdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane, por duhet të tregohet e përgjegjshme, të marrë rol, dhe të tregoj maturi. Me padurim presim t’i dëgjojmë porositë dhe këshillat e Sekretarit Amerikan, Blinken, nga kjo vizitë, të cilat shpresojmë t’i dëgjojë mirë, me durim dhe respekt, edhe kryeministri Kurti”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...