Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se SHBA-ja ka qenë, është dhe përgjithmonë do të mbetet aleati strategjik i Kosovës, qoftë në rrafshin e brendshëm qoftë në rrafshin ndërkombëta.
Këtë ai e tha në përmbyllje të vizitës së tij në SHBA, teksa shtoi se marrëdhënia me këtë vend është e shenjtë, shkruan Arbresh.info.
“Në përmbyllje të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku patëm pafund takime konsultative, miqësore si dhe protokollare, dua të ndaj me ju një përmbledhje të përshtypjeve, porosive dhe reflektimeve: 1. ShBA-ja ka qenë, është dhe përgjithmonë do të mbesin aleati strategjik i Kosovës, qoftë në rrafshin e brendshëm qoftë në rrafshin ndërkombëtar.”, ka shkruar Tahiri.
“2. Marrëdhënia me ShBA-në është e shenjtë dhe si e tillë nuk mund dhe nuk duhet të jetë subjekt i diskutimi. Si e tillë, kjo marrëdhënie është pjesë e identitetit shtetëror dhe kombëtar.”, shtoi ai.
Tahiri ndër të tjera tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes jetësor kombëtar.
“Ky proces është një rrugë njëdrejtimëshe, e cila fillon dhe përfundon përmes Uashingtoni. 4. Thellimi i partneritetit me ShBA-në, mes tjerash i shërben avancimit të gjithmbarshëm të Kosovës, sikurse edhe afirmimit të pozicionit në rrafshin multilateral. Formalizimi i këtij partneriteti do të duhej të shënohej përmes një marrëveshje për partneritet strategjik.”, u shpreh deputeti i AAK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...