Tahiri: Roli i opozitës në seancë nuk është më aktiv, nëse nuk mundësohet krijimi i Komisionit Hetimor

10:41 | 5 Maj 2022
S D

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar fjalën në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri kërkoi që të lejohet krijimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë. Tahiri theksoi se roli i opozitës në seancë nuk është më aktiv, nëse nuk mundësohet ky krijim i Komisionit Hetimor.

“Tash e dy muaj si parti opozitare dhe në emër të PDK-së jemi duke u munduar të themelojmë një Komision Hetimor që do të hetonte të gjitha ngritjet e çmimeve në energji gjatë këtyre tre muajve. Kjo është një e drejtë e jona kushtetuese, e që na garanton ligji për hetim parlamentare. Ky hetim është instrumenti i vetëm i opozitës që ushtron kontroll ndaj mazhorancës. Andaj sot si iniciues i grupit parlamentar për Komisionin Hetimor, ne kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare që të mos vazhdohet me këtë seancë, por të themelojmë Komisionin Hetimor sepse përndryshe nuk ka asnjë kuptim të vazhdohet me seanca kur mohohet një e drejtë elementare e opozitës për të ushtruar rolin e saj si opozitë.”, tha Tahiri.

Po ashtu tha se asnjëherë nuk ka ndodhur që mazhoranca të bllokojë krijimin e një hetimi të tillë.

“Ne jemi të vendosur që të realizojmë një të drejtë tonën kushtetuese, e pastaj të vazhdojmë me një normalitet parlamente. Ndryshe prezenca jonë në këtë seancë, pa këtë të drejtë fundamentale për opozitën nuk a kurrfarë kuptimi.Ne po kërkojmë që kjo seancë të mos vazhdojë pa e realizuar këtë.Nëse keni vullnetin me e kalu këtë pikë, e mos të dështojë siç ka dështuar disa herë radhazi atëherë mund të hyjë por do të dështojë.”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme