Tahiri rikonfirmon: Haradinaj dhe 18 të tjerë janë hequr nga lista e Interpol-it

10:10 | 5 Dhjetor 2017
L G

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka rikonfirmuar edhe një herë se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 18 personave të tjerë është hequr nga lista e Interpol-it,raporton arbresh.info.

“Unë jam njoftuar nga Policia e Kosovës dhe  nga zyra që merret me bashkëpunim  ndërkombëtar se Haradinaj dhe 18 persona të tjerë janë hequr nga Interpoli”, ka thënë Tahiri.

Ai e bëri të ditur këtë deklaratë gjatë vizitës së Dhomave të Posaqme në Gjykatën Supreme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme