Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan.
Tahiri në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky veprim kaloi me vëzhgim të Qeverisë.
“Sovran me fjalë, vëzhgues në sovranitetin e sigurisë – djegia e flamurit te Kosovës në veri kaloi me vëzhgim të qeverisë”, ka shkruar ajo.
Të shtunën persona të panjohur i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës në komunën e Zveçanit.
Ndërkohë, KFOR ka bërë të ditur se gjendja në Zveçan është stabilizuar.
“Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim./rtk
Ter Stegen drejt largimit, Barcelona gjen zëvendësuesin e gj...
Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthy...
Netanyahu thotë se Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të p...
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembu...
Automjeti i ushtrisë serbe shtyp veturën, vdesin pesë person...
Zbulohet laboratori i drogës në podrumin e një banese në Pri...