Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka treguar se për çfarë ka biseduar në takimin me përfaqësues të Komitetit të Bashkimit Evropian për Aspekte Civile të Menaxhimit të Krizave.
Sipas Tahirit, për të qenë pjesë e BE-së, Kosova duhet të plotësoj standarde ndërkombëtare, andaj institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje më të mëdha se kurrë për të arritur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave.
“Gjatë kësaj jave, në takim me përfaqësues të Komitetit të Bashkimit Evropian për Aspekte Civile të Menaxhimit të Krizave, konfirmova se institucionet e Kosovës dhe ministria që unë drejtoj, janë të përkushtuara për të fuqizuar komponentët e nevojshme që mundësojnë sundim të ligjit, avancim të të drejtave të njeriut dhe qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët” ka shkruar Tahiri.
Duke qenë përgjegjës për hartim të politikave të sundimit të ligjit, ministri Tahiri ka bërë të ditur se në pesë muajt e fundit ka sponzoruar projektligje që mundësojnë efikasitet më të lartë dhe vendimtar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Të gjitha këto masa, do të sigurojnë integritetet në institucionet e sistemit të drejtësisë por edhe do të shërbejnë në agjendën tonë integruese në BE. Përmbushja e obligimeve të ARE-së përmes dy projektligjeve dhe një koncept dokumenti, draftimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, vendosja në agjendën e Kuvendit për miratim të Pakos së Ligjeve të Gjyqësorit, si dhe ndryshimet që janë duke u bërë aktualisht në Pakon e Ligjeve kundër Korrupsionit, janë dëshmi mbi të cilën progresi për përmbushjen e kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve është i qartë dhe i matshëm. Kjo ndërmarrësi e institucioneve të Kosovës, ka nevojë për mbështetje të BE-së dhe vendeve anëtare, në mënyrë që Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, të jenë pjesë e mundësive të barabarta që ofron Bashkimi Evropian, duke filluar nga lëvizja e lirë”, ka shkruar Tahiri.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...