Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka ngritur shqetësimet për tri çështje që ende nuk janë implementuar nga Qeveria Kurti, ndonëse tha se ato janë premtuar se do të kryhen në muajin mars, siç është Ligji i Pagave, ngritja e pagës minimale dhe mundësia që qytetarët ta tërheqin një pjesë nga Trusti.
“Ku është Ligji i Pagave”, është mbishkrimi që Tahiri ka shfaqur para gazetarëve.
Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë se ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021.
“Ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe ka pasur zotim të qeverisë që në fund të marsit të kalojë në qeveri. Ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur me këtë ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e ligjit. Pse na keni thënë se bëhet në mars, apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini të bëni këtë ligj. Ky është obligim që e kemi deputet. Ne kemi shtruar dy pyetje për ministrin. Ne kemi propozuar amendament për ligjin e pagave. Është e pafalshme për një qeveri që ka 50 për qind e me ik sot mu fsheh”, tha Tahiri.
Çështja e dytë ka të bëjë me pagën minimale dhe mundësinë që qytetarëve tu lejohet ta tërhqin një pjesë nga Trusti. Për këtë të fundit, tha se AAK-ja mbështet si iniciativë.
“Nuk e di a janë të vetëdijshëm qeveria se fjalët e bukura të tyre se është rrit ekonomia nuk kanë ndikim te populli. Por a është rritur buxheti familjar, një punëtori që është në sektor privat ndër ta jeni edhe ju gazetar. Çka ka përfituar qytetari i Kosovës. Ne mbështesim iniciativën e deputetit Haxhiu që të ndodh tërheqja e Trustit. Ngritja e çmimeve për derivate u raportua dje që për 80 dollarë ka rënë çmimi i naftës në BERZH, pse vazhdon të rritet çmimi, a është prapë mosdije”, ka thënë ndër të tjera Tahiri./eo/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para