Google ADS

Tahiri: Qeveria Kurti po e shkatërron shtresën e mesme në Kosovë

10:33 | 26 Maj 2022
A. B.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka vendosur në shënjestër shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se Qeveria nuk po lë gurë pa lëvizur, që këtë shtresë ta dobësojë ose mundësisht ta eliminojë si të tillë.

Tahiri theksoi se goditja fatale e shtresës së mesme është mosvotimi i ligjit për Trustin.

“Tani goditja fatale kësaj shtrese po i jepet duke mos votuar Ligjin për Trustin, duke ua pamundësuar shfrytëzimin e mjeteve të tyre (po e përsëris: mjetet e tyre) dhe arsyetimi banal i tyre është se nga ky ligj përfitojnë të pasurit!”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera.

Postimi i plotë:

SHKATËRRIMI I SHTRESËS SË MESME!

Qeveria Kurti e ka vendosur në shënjestër shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës. Nuk po lë gurë pa lëvizur, që këtë shtresë ta dobësojë ose mundësisht ta eliminojë si të tillë.

Këtë po e argumentoj vetëm me tri veprimet e fundit të kësaj Qeverie të ndërmarra brenda këtij tremujori:

Çmimin e rrymës e ngriti pikërisht në kurriz të kësaj shtrese, i liroi korporatat e mëdha nga ngritja e çmimit, ua subvencionoi ngritjen shtresës tjetër që nuk jetojnë në zonën urbane. Ndërkohë, koston e ngritjes po e paguajnë shtresa e mesme, që sot jetojnë me nga një pagë të nivelit mesatar.

Shpërndau ndihma gjithandej Kosovës me kritere skajshmërisht diskriminuese, duke e përjashtuar sërish shtresën e mesme, që marrin pagë mbi 1000 euro, e që në shumicën e rasteve kanë vetëm një të punësuar në familje. Ndërkohë, që me vendimin e Qeverisë, hipotetikisht mund të përfitojnë ndihma dy bashkëshortët që marrin nga 950 euro pagë, e pse jo edhe ndonjë fëmijë i tyre në emër të statusit të studentit.

Tani goditja fatale kësaj shtrese po i jepet duke mos votuar Ligjin për Trustin, duke ua pamundësuar shfrytëzimin e mjeteve të tyre (po e përsëris: mjetet e tyre) dhe arsyetimi banal i tyre është se nga ky ligj përfitojnë të pasurit!

Pra, këta qytetarë po trajtohen vetëm si pagues të taksave dhe po privohen nga çfarëdo përfitimi që indirekt rrjedh pikërisht prej këtyre taksave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme