Tahiri: Qeveria Kurti jo vetëm që zbatoi, por edhe njohu vlerën e Marrëveshjes në Bruksel që dikur e kundërshtonte

14:14 | 21 Shtator 2021
L G

Ish-Kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Edita Tahiri ka reaguar pas vendosjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Tahiri, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Kurti, duke shtuar se po zbaton Marrëveshjen e Brukselit, të cilën një kohë partia e Kurtit e kundërshtonte, shkruan arbresh.info.

“Qeveria Kurti jo vetëm qe zbatoi Marrëveshjen e Brukselit për të cilën e uroj dhe mbështes, por edhe njohu vlerën e tyre qe dikur e kundërshtonte”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, forcat Speciale të Policisë së Kosovës ende po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë, ku disa protestues serbë janë mbledhur për të kundërshtuar masën e reciprocitetit ndaj targave serbe.

Deri tash gjendja në Jarnjë vazhdon të jetë e qetë./arbresh.info/

Të ngjashme