Google ADS

Tahiri: Qeveria ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave

12:37 | 7 Shtator 2022
K.B

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti tregojnë se ajo është shkëputur nga realiteti në Kosovë.

Përmes një postimi ë Facebook, Tahiri ka thënë se t’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, duhet të jesh indiferent, përjashtues e arbitrar.

“T’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore”, ka shkruar Tahiri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme