Tahiri: Qeveria ‘Haradinaj’ ka mundësi të rrëzohet nga PDK-ja

08:07 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai ka thënë për “Zërin” se kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe liderët tjerë të vendit kanë synim që së pari ta suspendojnë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e pastaj ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje. Por njohës të çështjeve politike në vend thonë se ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se nënshkrimet e deputetëve të LDK-së dhe ato të Vetëvendosjes sa i përket rrëzimit të Qeverisë janë të siguruara.

“Opozita e ka atë punë që t’i krijojë kushtet ta rrëzojë Qeverinë, sidomos këtë qeveri në të cilën kemi shumë vërejtje. Natyrisht për ta rrëzuar një qeveri është i domosdoshëm bashkëpunimi i opozitës. Është i natyrshëm bashkëpunimi i Vetëvendosjes me LDK-në. Gatishmëria, vullneti dhe nënshkrimet e deputetëve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së janë dhe mund të bëhen pa humbur kohë. Ne kemi dëgjuar që edhe PSD-ja deklarohet e gatshme që të votojë, por kjo mbetet të shihet në momentin kur vërtet krijohen kushtet për një mocion”, ka thënë ai..

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme