Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka vazhduar të kundërshtojë periudhën hetimore të krimeve të luftës që iu është përcaktuar Institutit për Krime Lufte, të votuar dje në Kuvend.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se hetimi i krimeve të luftës nga 31 dhjetori i vitit 2000, i shkon përshtat Serbisë, për të cilët thotë se kanë kryer gjenocid në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?! Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?”, ka shtruar si pyetje deputeti i PDK-së në Facebook.
“Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet. Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë. 31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer”, ka deklaruar më tej ai.
Tahiri ka thënë se do ta kundërshtojnë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...