Tahiri: Qeveria e Kosovës të sillet me përgjegjësi ndaj thirrjeve serioze të ndërkombëtarëve

17:18 | 7 Tetor 2022
K.B

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë thirrjet nga ndërkombëtarët veçse po shtohen për atë se Kosova duhet të përgatitet për vendime të vështire.

Në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi ndaj këtyre thirrjeve, të cilat nuk mund të anashkalohen.

“Qeveria e Kosoves duhet ta marre veten, te sillet me pergjegjesi shteterore ndaj thirrjeve te tilla serioze, qe nuk mund te anashkalohen”, ka shkruar Tahiri . /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme