Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar na autoritetet të ndalin fushatën linçuese kundër sistemit të drejtësisë, në theks të veçantë ndaj sistemit prokurorial të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se kjo ka për qëllim frikësimin dhe shantazhimin e prokurorëve, të cilët sipas tij, po e luftojnë korrupsionin, përcjell Arbresh.info.
“Shihet shumë qartë se qëllimi i pushtetit nuk është denoncimi i ndonjë akti penal, por krijimi i argumenteve fiktive, me të cilat do të sulmohej Prokuroria, pikërisht në kohën kur zyrtarët e këtij pushteti do të ndiqeshin për vepra korruptive. Dhe, pikërisht tani po ndodh ky fenomen, ku me qëllim të dëmtimit të integritetit të prokurorëve dhe humbjes së besimit ndaj sitemit prokurorial, eksponentë të Qeverisë po dalin me video linçuese, se kinese Prokuroria është e njëanshme, ku si argument po përdorin pikërisht kallëzimet penale të cilat i kishin parashtruar më herët dhe të cilat nuk përmbushnin kriteret ligjore për t’u trajtuar”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, ai fton sistemin prokurorial të Kosovës, që të vazhdojë punën e tyre të pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit, ashtu siç e kërkojnë ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës./Arbresh.info.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...