Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se kanë proceduar në konsultime paraprake Projektligjin për zyrtarët publikë.
Tahiri këtë projektligj e ka quajtur sulm mbi administratën shtetërore.
“Duke e lexuar Projektligjin e ri për zyrtarët publikë, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike”, ka shkruar ai.
“Ky Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma në dekadën e fundit”.
Sipas tij, Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë nene kundërkushtetuese.
“Projektligji i ri për zyrtarët publikë, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshesë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore. Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi!”, ka përfunduar Tahiri./arbresh.info/
LEXO EDHE
Procedohet Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët publikë
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...