Njohësi i zhvillimeve politike, Ramush Tahiri thotë se takimi në Uashington nuk është vetëm një takim kurtuazia. Rikthim i SHBA-ve në dialog, sipas tij, është shumë i rëndësishëm.
Pritet që të finalizohet marrëveshja për transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror të arritura më par në Gjermani më ndihmën e në Shtëpisë së Bardhë.
“Mund te ketë edhe takim të nivelit politik ne mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah HotiHoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thotë Tahiri në emisionin “Debat”, në RTK
Ky takim është rikthim i bisedimeve për një marrëveshje dhe është takim më i rëndësishëm për Serbinë sesa për Kosovën. Kosova, sipas Tahirit, i ka bërë kompromiset e duhura deri më tani dhe shumë nga to edhe në dëm të Kosovës edhe pse edhe kjo ka fituar me integrimin e veriut.
Serbinë, thotë ai, duhet trajtuar si çdo fqinji tjetër dhe me të duhet të bisedohet vetëm për qytetarët serbë në Kosovë.
Përfaqësimi i delegacionit është i mirë përfaqëson institucionet e vendit.
Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
Bisedimet në Uashington zyrtarisht janë cilësuar si vendi ku do të diskutohen vetëm tema ekonomike.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...