Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se qeverisja e Hashim Thaçit ka bërë punë të mira për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë.
“Qeveria e tij ia ka rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka qenë një qeverisje e cila ka arritur të ndihmojë në funksionalizmin e sistemit të drejtësisë. PDK ka luajt një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në funksionalizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Mendoj se kemi një sistem të mirë pavarësisht të gjitha problemeve që kanë ndodhë”, ka thënë Tahiri në emisionin Betimi për Drejtësi.
Ai ka theksuar se do të fuqizojë gjyqësorin në mënyrë që të jetë e pavarur duke shtuar se ditët në vijim do t’i paraqes prioritetet e tija.
“Kritikat nga raporti i progresit do të më shpërbejnë mua si një udhërrëfyes për zgjidhjen e problemeve. Do të filloj një frymë e re, sistemi i drejtësisë do ta ketë një fillim të ri. Kosova ka një sistem të drejtësisë më funksional se sa vendet e rajonit, ne kemi polici e cila është funksionale e jo e politizume, imazhi i policisë dhe i drejtësisë në Kosovë është më i mirë se në vendet e rajonit”, ka thënë ministri i Drejtësisë.
Tahiri beson se do ta fuqizojë prokurorinë e shtetit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
“Policia e Kosovës po bën një punë të jashtëzakonshme me gjitha kapacitet që posedon është në luftë të vazhdueshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një institucion tejet i rëndësishëm puna e tyre ka dhënë rezultate konkrete. Ne jemi qytetarët e këtij vendi dhe duhet t’i përgjigjemi ligjit, askush nuk mund të qëndroj mbi ligjin. Ligji do të jetë i njëjtë për të gjithë”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...