Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka theksuar rëndësinë që kanë në luftimin e korrupsionit, projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së paligjshme dhe projektligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot në lexim të parë dy projektligje, atë për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskim të Pasurisë së Paligjshme dhe për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Këto dy projektligje, janë produkt dhe përkushtim i imi si ministër i Drejtësisë që përcaktimit të shoqërisë dhe institucioneve tona për shtet ligjor, t’ia mundësojmë një infrastrukturë ligjore të mirëfilltë, e cila ruan dinjitetin e njeriut, ofron sigurinë juridike për qytetarët por është e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçmas kundër pasurisë që derivon nga to. Këto dy projektligje, Republikën tonë do ta rangojnë në mesin e vendeve që janë në luftë të përhershme me keqpërdorimin dhe abuzimin me pushtetin dhe në një trajektore të sigurtë të triumfit ndaj tyre”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri po ashtu ka lavdëruar këto dy projektligje, që sipas tij, janë më të avancuara jo vetëm se vendet në rajon, por edhe në vetë BE-në.
“Jam falënderues ndaj deputetëve që e kanë mbështetur në parim këto nisma tejet të rëndësishme, fryma e së cilave është brenda standardeve më të avancuara jo vetëm në rajon dhe Bashkimin Evropian por edhe në rang global”, ka përfunduar Tahiri.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?