Nëse brenda dy jave nuk mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit përsëritja e zgjedhjeve nacionale është e pashmangshme. Kështu ka thënë njohësi i çështje politike, Ramush Tahiri.
Për të evituar shpenzimet e shumta për organizimin e dy palë zgjedhjeve brenda vitit, Tahiri propozon që zgjedhjet e parakohshme të mbahen për një ditë me zgjedhjet lokale, më 22 tetor.
“Është shumë e sigurt, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme ose të parakohshme që shpallen në afat 40-45 ditë si është afati ligjor dhe atëherë është më e mirë që për shkak të organizimit dhe për shkak të shpenzime kjo të bëhet me 22 tetor dhe të bëhen dy palë zgjedhje edhe zgjedhjet komunale edhe zgjedhjet qendrore. Unë mendoj se në këtë situatën e krijuar edhe ndërmjet vet partive politike por edhe koalicioneve ndoshta do të ishte zgjedhja më e mirë. Do me thënë të gjitha shpenzimet e organizimit e këto pak a shumë janë të njëjta”, ka thënë ai, raporton EO.
Koalicioni PAN, ditë më parë patë ofruar ndërrimin e Kadri Veselit me një kandidatë tjetër nga ky koalicion me kushtin që partitë jashtë koalicionit të votojnë kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj.
Këtë ofertë të PAN analisti politik, Ramush Tahiri e quan jo parimore ngase sipas tij, ky kusht është shfrytëzim i situatës së krijuar.
Tahiri tha se mos vazhdimi i seancës konstituive është shkak i mungesës së vullnetit nga të gjitha partitë politike.
“Thjeshtë ka një mungesë të vullnetit nga të gjitha partitë politike që mbledhja të vazhdojë ose ta kushtëzojnë njëri tjetrin por nëse shprehte gatishmëria që kjo anë formale të kalohet atëherë e drejta e PAN-it është që të propozojë kryetarin dhe një nënkryetar kurse e drejtë e deputetëve është të votojnë apo jo”, tha Tahiri.
Nga mbledhja e së mërkurës ku pritet të takohen grupet parlamentare të partive politike për të diskutuar lidhur me vazhdimin e seancës konstitutive, Tahiri nuk pret rezultate/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?