Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do të bëjnë thirrje deri në momentin e fundit që Kosova të shkoj në zgjedhje në datat e propozuara nga ta.
Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se nëse këto dy ditë nuk shpërbehet Kuvendi siç kërkon opozita, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhjet e rregullta siç e parasheh Kushtetuta, përcjell Arbresh.info.
“Iniciativa e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit, Krasniqi u ka dërguar letër kryetarëve të partive politike dhe mos mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë edhe një dënim që do të i bëhet vendit tonë. Dështimet në politiken e jashtme janë të një pas njëshme dhe nuk kemi shënuar ndonjë sukses që nga qeverisja Kurti. Këto dy ditë e ardhshme do të i japin një epilog kësaj çështje dhe do të presim deri në momentin e fundit, dhe do ti vazhdojmë thirrjet tona që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme që vjeshta ta gjej vendin me një kryeministër të ri”, ka thënë Tahiri para mediave./Arbresh.info
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...