Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar vizitën e përbashkët të përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se kjo vizitë ka shumë rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka në fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë.
“Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetëse e dialogut te qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian për dialogun, Escobar dhe Lajcak, ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka ne fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe Presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë.
Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga BE-ja të deklarohet se angazhohet për njohje reciproke në Dialog, duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të. Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetësuese e dialogut te qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me Amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët.
Andaj, jam e bindur se ka ardhur koha që BE-ja të flasë me një gjuhë të qartë dhe të shmanget nga praktikat e mëhershme e komunikimit ambivalent, sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dal nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...